Talenti i rritur në akademinë e Bayernit pranon që të luajë për Shqipërinë
Talenti shqiptar Meritan Shabani, i rritur në akademinë e Bayern Munchen, pranon për të luajtur në të ardhmen me Shqipërinë. Mesfushori 22-vjeçar në pronësi të Ëolves, i huazuar te Venlo në Holandë, ka pranuar ftesën e kuqezinjve.
Por ai do të jetë pjesë e Kombëtares në dy miqësoret e muajit qershor. Shabani, për nga cilësitë e tij, mund të luajë si mesfushor qendre si dhe si anësor i djathtë. Nga janari është huazuar në futbollin holandez ku numëron pesë ndeshje.
Shabani është një futbollist me cilësi të larta teknike dhe për të ardhmen e Kombëtares do të ishte një afrim i rëndësishëm. Shabani është lindur në Mynih më 15 mars 1999 dhe në vijim do të marrë pasaportën shqiptare.