“Talenti i Sezonit” në Superligë, “Kristali” i Luftëtarit merr vendin e parë

Shoqata “Sporti na Bashkon” ka organizuar sot ceremoninë tradicionale si çdo fund sezoni ku ka shpallur “Talentet e Vitit” në Superligë.

Ashtu siç pritej vendi i parë u rrëmbye nga Kristal Abazaj, futbollisti i Luftëtarit që në verë do të kalojë te Anderlecht në Belgjikë. Vendin e dytë e mori Esat Mala, mesfushori i Partizanit, ndërsa vendi i 3 u nda mes 4 futbollistësh.

Bëhet fjalë për Jurgen Bardhi (Partizani), Valon Ethemi (Kukësi), Gentian Selmani (Laçi) dhe Esin Hakaj (Teuta).

SHKARKO APP