Talenti që po spikat në Angli: S’kam vendosur nëse do luajë për Shqipërinë apo Irlandën

Leo Gaxha është një nga lojtarët shqiptarë që po shkëlqen në Angli, teksa ka treguar paraqitje shumë të mira me 18-vjeçarët e Sheffield United, ndërkohë që ka firmosur një kontratë profesioniste me këtë skuadër. Dëshira e madhe e sulmuesit të talentuar është të luajë me ekipin e parë, ndërkohë që në një intervistë të dhënë së fundmi, ai ka shfaqur dilemën se nuk ka vendosur nëse do të luajë për Shqipërinë apo Irlandën.

“Unë kam luajtur me 15-vjeçarët e Irlandës, më pas kam marrë një ftesë nga trajneri Nevil Dede dhe vendosa të provoj një eksperiencë me fanellën kuqezi. Nuk e di për të ardhmen çfarë do të ndodhë dhe nuk e kam zgjedhur me cilën kombëtare do luaj, pasi edhe Irlanda më ka ndihmuar shumë dhe më kanë bërë ftesë.

Idhulli im është Stiven Gerrard, ndërsa në Kombëtare kam shumë qejf Armando Sadiku, do kisha qejf të luaja për Liverpulin. Më pëlqen të luaj në qendër të sulmit. Nëse do kualifikohej në Champions League, do ishte diçka shumë e mirë për Sheffield United. Kanë fituar ndaj Arsenalit dhe ekipeve të tjera të mëdha. Broja është një lojtar shumë i mirë dhe atij i uroj shumë suksese për të ardhmen.”, u shpreh Gaxha për “FanZone”.

SHKARKO APP