Talenti shqiptar firmos me skuadrën e Juventusit
Albian Hajdarin e pret një e ardhme e madhe përpara. Futbollisti shqiptar ka firmosur për tre vite me Juventusin, dhe bardhezinjtë e kanë depozituar kontratën sot në Fedratën Italiane të futbollit.
Tashmë ai është zyrtarisht një lojtar i Juventusit. Albian Hajdari luan si qendërmbrojtës dhe është një prodhim i skuadrës së Bazelit.
Talenti ka luajtur edhe me kombëtaren e Zvicrës U-15, U-16 ndërsa tani është pjesë e kombëtares zviceriane të U-17. Sipas “Tuttomercatoëeb” Hajdari do jetë pjesë e Juventusit U-23.