Talenti shqiptar rinovon kontratën me Ipswich Town

Armando Dobra ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me skuadrën e tij Ipswich Town. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez nëpërmjet një postimi në kanalet zyrtare në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se futbollisti shqiptar ka nënshkruar një kontratë të re, të vlefshme deri në verën e 2023-shit.

Armando Dobra është pjesë e ekipit të të rinjve të Ipswich Town që prej vitit 2017, ndërsa verën e kaluar debutoi duke shënuar edhe një gol në një ndeshje ndaj Luton Town në EFL Cup dhe shihet si një nga futbollistët më premtues të klubit anglez.

Dobra disa ditë më parë se e ka vendosur të luajë për Kombëtaren Shqiptare, ku edhe pret grumbullimin nga U21-shi i drejtuar nga Alban Bushi, duke qenë se me U19-ën ka bërë 7 ndeshje deri tani.

SHKARKO APP