Talenti shqiptar shënon gol spektakolar ndaj Romës (VIDEO)

Kristjan Asllani është bërë protagonist i një goli shumë të bukur në sfidën ndaj Romës. Talenti shqiptar që luan te të rinjtë e Empolit, po bën mjaft mirë me ekipin e moshave.

Goli i 18-vjeçarit që është grumbulluar në të gjitha përfaqësueset e moshave të Shqipërisë, ishte vërtet i veçantë. Në humbjen 3-1 që Empoli i tij pësoi ndaj Romës, Asllani arriti të barazonte përkohësisht rezultatin në minutën e 67-të me një gol shumë të bukur nga goditja standarde që mahniti edhe komentatorin italian të Sport Italia-s, me këtë të fundit që e konsideroi thjeshtë të jashtëzakonshëm finalizimin e mesfushorit kuqezi.

18-vjeçari po përjeton një sezon shumë pozitiv në aspektin personal teksa në këtë edicion është grumbulluar në gjashtë ndeshje me Empolin në Serie B, edhe pse ende nuk ka debutuar.

 

SHKARKO APP