Tare befason Interin, arrin akordin me kampionin e Botës

Igli Tare ka bërë një lëvizje të zgjuar në orët e fundit të merkatos. Bardhekaltrit kanë arritur akordin me Oliver Giroud. Sulmuesi francez, pritet që të firmosë një kontratë deri në vitin 2022, nga e cila do të përfitojë 3,5 milionë euro në sezon.

Giroud është në pritje të “ok” përfundimtar nga Chelsea, klub më të cilin ka një kontratë deri në qershorin e këtij vitit. Lazio në këtë mënyrë ka arritur që të fitojë konkurrencën e ashpër te Tottenham dhe Interit.

Lampard nuk e ka në planet e tij për pjesën e dytë të sezonit, ndaj një largim në Itali shihet si një mundësi e mirë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP