Tare bën gati 3 goditje për Allegrin në merkaton e janarit  

Milani ndonëse po zhvillon një sezon pozitiv dhe mban vendin e dytë me 25 pikë pas fitores së madhe në derbi, përballet me mungesa të dukshme në organikë. Sipas “Tuttosport”, drejtori sportiv Igli Tare do të jetë i detyruar të ndërhyjë në merkaton e janarit, me të paktën tre blerje të synuara për të plotësuar boshllëqet e skuadrës së Max Allegrit.

Aktualisht organika numëron vetëm 19 futbollistë, një limit që po ndihet gjithnjë e më shumë në fushë. Dobësitë e Milanit u vunë re edhe në derbin e fundit. Lëndimi i Athekame e la Allegrin pa zëvendësues natyral për Saelemaekers në krahun e djathtë, ndërsa Odogu nuk është gati për të marrë përgjegjësitë në qendër të mbrojtjes, ku Tomori, Gabbia dhe Pavloviç po mbajnë barrën kryesore. De Winter mbetet e vetmja alternativë në prapavijë.

Situata është edhe më e ndërlikuar në repartin ofensiv. Santiago Gimenez po kalon një periudhë të vështirë, i penguar nga një dëmtim në kyçin e këmbës dhe mungesa e efikasitetit në zonë. Qershorin e kaluar u diskutua shumë për një largim të tij, por asnjë zgjidhje konkrete nuk u gjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportimeve, gjatë merkatos së dimrit Tare do të tentojë t’i plotësojë kërkesat e Allegrit duke sjellë një qendërmbrojtës, një lojtar krahu në të djathtë dhe mbi të gjitha një bomber që garanton gola dhe peshë në zonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Agjentë dhe ndërmjetës kanë nisur të ofrojnë emra e mundësi, ndërsa drejtuesit kuqezinj pritet të analizojnë me kujdes çdo pistë për të mos gabuar në përzgjedhje.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?