Tare bën gati marrëveshjen e radhës, ka gati transferimin e sulmuesit të Leverkusen
Milan dhe Bayer Leverkusen kanë arritur akordin për transferimin e sulmuesit nigerian, Victor Boniface, në Serie A. Lëvizja do të realizohet fillimisht në formë huazimi me të drejtë blerjeje, ndërsa palët po finalizojnë dokumentet e fundit të marrëveshjes.
Kuqezinjtë do të paguajnë 28 milionë euro, me 2 milionë euro bonuse në rast kualifikimi në Champions League dhe edhe 2 milionë shtesë nëse arrijnë të fitojnë titullin kampion. Bonuset për paraqitje dhe gola mund ta çojnë vlerën totale të operacionit në 33 deri 35 milionë euro.
Boniface është në pritje të konfirmimit për të udhëtuar drejt Italisë, ku do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore, ndërsa agjenti i tij pritet në Milano për të mbyllur detajet përfundimtare me klubin kuqezi.
KOHA JONË SONDAZH

