Tare bën gati revolucionin te Milani, pas Riccit misioni i radhës është Jashari

Tare bën gati revolucionin te Milani, pas Riccit misioni i radhës është Jashari

Në shtëpinë kuqezi ka nisur lëvizja e madhe. Më 7 korrik, në Milanello starton zyrtarisht faza përgatitore e sezonit të ri ku pritet të mungojnë vetën Modric dhe Gimenez. Në këtë grup do të jetë edhe përforcimi i ri, Samuele Ricci, i cili pritet të mbërrijë në Milano gjatë javës për vizitat mjekësore. Marrëveshja me Torinon është mbyllur për 25 milionë euro, përfshirë bonuset.

Trajneri Massimiliano Allegri ka në plan të rindërtojë totalisht mesfushën, me synimin për të shtuar cilësinë në qarkullimin e topit. Në këtë drejtim, drejtori sportiv Igli Tare vazhdon të ndjekë me këmbëngulje mesfushorin me origjinë shqiptare Ardon Jashari. Megjithëse Club Brugge vazhdon të rezistojë, me një diferencë prej 5 milionë eurosh nga oferta e Milanit (30 milionë), shpresa vjen nga vetë lojtari, i cili i ka dhënë tashmë “po-në” kuqezinjve.

Në mesfushë pritet gjithashtu edhe Luka Modric, i cili do të bashkohet me skuadrën pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube. Loftus-Cheek konsiderohet pjesë strategjike e projektit dhe nuk do të largohet, përveçse në rast të një oferte të pakundërshtueshme. E kundërta ndodh me Musah, i cili është futur në listën e largimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket daljeve, Milani pritet të finalizojë shumë shpejt shitjen e Theo Hernandez te Al-Hilal për 25 milionë euro plus bonuse. Pas tyre priten zhvillime edhe për lojtarët si Adli, Bennacer, Colombo, Chukwueze, Pobega dhe Emerson Royal. Ndërkohë, mbrojtësi Malick Thiaw nuk ka dhënë ende një përgjigje për ofertën e Como-s, i cili është gati të paguajë 20 milionë euro për kartonin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?