Allegri i thotë “po” Milanit, do të firmos për 3 sezone

Milani ka vendosur të bëjë gjithçka për të sjellë Massimiliano Allegrin në pankinë si pasardhës të Sergio Conceicao. Trajneri livornez është objektivi kryesor i kuqezinjve dhe zhvillimet e fundit kanë rritur ndjeshëm optimizmin në ambientin milanist.

Në qendër të këtyre lëvizjeve është drejtori i ri sportiv, Igli Tare, i cili ka vepruar me vendosmëri për të zhbllokuar situatën. Që nga takimi i parë me Zlatan Ibrahimovic dhe pronarin Gerry Cardinale, Tare ka insistuar që Allegri është emri i duhur për pankinën e Milanit.

Sipas “Corriere della Sera”, Tare ka zhvilluar një takim sekret me Allegrin që ka zgjatur rreth tre orë. Gjatë këtij takimi është diskutuar konkretisht oferta e Milanit dhe janë hedhur bazat për një marrëveshje të mundshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Milani ka vënë në tryezë një kontratë trevjeçare me një pagë prej 4.5 milionë eurosh në sezon, plus bonuse. Allegrit, nga ana tjetër, i është ofruar nga Napoli një kontratë dyvjeçare me vlerë 6 milionë euro në vit, por trajneri ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht ofertës më të lartë financiare nga Napoli, oferta sportive dhe projekti i Milanit duket se e kanë vënë në mëdyshje trajnerin, i cili ka kërkuar disa orë kohë për të reflektuar. Në ambientin kuqezi, megjithatë, mbizotërojnë besimi dhe optimizmi se marrëveshja mund të mbyllet së shpejti dhe Allegri të rikthehet në pankinën e Milanit pas një dekade. /Koha Jonë/

 

Tare drejt mbylljes së marrëveshjes me Allegrin, gati kontrata 3-vjeçare

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?