Tare drejt Milanit, ja goditjet e mëdha që u bë i njohur shqiptari te Lazio
Pas dështimit të bisedimeve me Fabio Paraticin, Milani po shikon alternativa të tjera për postin e drejtorit sportiv dhe së fundmi ka intensifikuar kontaktet me Igli Taren. Takimi mes administratorit të deleguar të kuqezinjve, Giorgio Furlani, dhe ish-drejtorit të Lazios, ka bërë që shqiptari të shihet si një nga favoritët kryesorë për të marrë drejtimin e sektorit teknik të klubit.
Eksperiencë dhe nuhatje për talente
Igli Tare ka një histori të gjatë dhe të suksesshme te Lazio, ku për gati dy dekada ka ndërtuar skuadra konkurruese duke zbuluar lojtarë që më pas u bënë yje në Serie A dhe më gjerë. Ndër goditjet e tij më të njohura janë:
Federico Marchetti (nga Cagliari për 5 mln € në 2011), një nga portierët më të mirë të kampionatit për vite me radhë.
Stefan de Vrij (nga Feyenoord për 7 mln € në 2014) dhe Francesco Acerbi, sot titullarë te Interi.
Alessio Romagnoli, ende pjesë e Lazios, i transferuar me parametër zero nga Milan në 2022.
Mesfusha – pika më e fortë e Tares
Hernanes, i marrë nga Sao Paulo për 13 mln € dhe i shitur për 18 mln € te Inter.
Luis Alberto, i transferuar nga Liverpool për vetëm 4 mln € dhe sot një nga lojtarët më teknikë në Serie A.
Sergej Milinkovic-Savic, që konsiderohet si “xhevahiri” i merkatos së Tares, u ble për 12 mln € nga Genk dhe u kthye në një ndër mesfushorët më dominues në Itali.
Në krahët e mesfushës spikasin Felipe Anderson (i blerë për 7 mln €, i shitur për 38 mln € dhe më pas rikthyer për vetëm 3 mln €) dhe Mattia Zaccagni, aktualisht kapiten i Lazios.
Sulmi – gola dhe emra të mëdhenj
Miroslav Klose, i marrë falas në 2011 nga Bayern Munich, u kthye në një lider të skuadrës.
Ciro Immobile, i transferuar për më pak se 10 mln € pas një aventure të vështirë në Sevilla, u bë golashënuesi historik i Lazios.
Formacioni më i mirë i merkatos së Tares në Lazio (3-5-2): Marchetti; Acerbi, De Vrij, Romagnoli; Zaccagni, Milinkovic-Savic, Hernanes, Luis Alberto, Felipe Anderson; Klose, Immobile
Në stol: Provedel, Lulic, Marusic, Lucas Leiva, Lucas Biglia, Pedro, Joaquin Correa.
KOHA JONË SONDAZH

