Tare e konfirmon: Hojlund dhe Vlahovic janë opsione që po i shqyrtojmë në sulm!
Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka folur për planet e merkatos së kuqezinjve para ndeshjes së Kupës së Italisë ndaj Barit në “San Siro”. Në një intervistë për Sportmediaset, ai ka pranuar interesin për disa emra të rëndësishëm në sulm.
“Højlund është një opsion i mirë për ne – po e vlerësojmë këto ditë, por merkato është e paparashikueshme. E dimë që duhet të ndërhyjmë në atë repart dhe lojtarët që do të vijnë duhet të sjellin diçka më shumë për këtë grup”, u shpreh Tare, duke konfirmuar interesin për sulmuesin e Manchester United.
Numri një i merkatos kuqezi foli edhe për një tjetër pistë të nxehtë: Dusan Vlahovic. “Edhe aiështë një opsion, një sulmues do të vijë”, tha Tare.
Milan po punon intensivisht për të përforcuar repartin ofensiv, me objektivin për të afruar një qendërsulmues të nivelit të lartë për sezonin e ri.
KOHA JONË SONDAZH

