Tare e priste te Lazio, David Silva firmosi me Real Sociedad
David Silva tradhtoi akordin me skuadrën e Lazios duke firmosur dje në mbrëmje për Real Sociedad. Igli Tare, drejtori sportiv bardhekaltër, ka dërguar një mesazh të qartë si për ish-lojtarin e Manchester City, ashtu dhe menaxherin e tij. Sipas “Corriere dello Sport”, Tare e ka komentuar situatën me fjalët: “Pres që Silva e menaxheri i tij të bëjnë një deklaratë zyrtare”.
Në javët e fundit, bardhekaltrit kishin shtuar kontaktet me spanjollin, duke i ofruar një kontratë 3-vjeçare, por më pas lojtari ndërpreu komunikimin: Tare priste një përgjigje, por ndërkohë rruga e zgjedhur nga Silva nuk ishte drejt Serie A, por për në Spanjë.
David Silva largohet nga Manchester City pas 10 sezonesh të jashtëzakonshëm. “Jam ndjerë mirë, do të jem një ‘Qytetar’ sa të jem gjallë”, ka thënë kampioni.