Tare elozhe për Allegrin: Sjell mentalitet fitues, po punojmë për Jasharin

Sot në “Casa Milan” është zyrtarizuar nisja e epokës së re për kuqezinjtë. Trajneri Massimiliano Allegri dhe drejtori i ri sportiv Igli Tare janë prezantuar zyrtarisht përpara mediave, duke dhënë sinjalin e nisjes së sezonit 2025/2026.

Gjatë konferencës për shtyp, Tare falënderoi trajnerin dhe stafin e tij për pranimin e këtij projekti të ri: “Faleminderit Allegrit dhe stafit të tij për nisjen e kësaj aventure të re. Ai ishte një zgjedhje që u mbështet menjëherë nga klubi. Në të kemi parë një figurë me përvojë dhe mentalitet fitues.”

Sa i përket merkatos, drejtori sportiv u ndal te objektivi kryesor i momentit, mesfushori Ardon Jashari: “Po punojmë për Jasharin. Duam shumë që ai të vijë te Milani, por duhet të respektojmë situatën kontraktuale me Club Brugge. Kemi bërë një ofertë të rëndësishme që reflekton vlerën e lojtarit dhe të klubeve. Shpresoj që kjo çështje të përfundojë në mënyrën më të mirë, si për Milanin, ashtu edhe për vetë lojtarin.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?