Tare i sfidon të gjithë: Qeveria nuk mund ta ndalë kampionatin!

Igli Tare beson se Seria A do të mbyllet për këtë sezon, ndërkohë që sipas tij qeveria nuk i ka kompetencat për ta mbyllur përfundimisht sezonin pa u luajtur.

“Lojtarët nuk munden më, edhe në nivel psikologjik. Dje kanë festuar të gjithë sepse më në fund mund të rinisin. Dëgjoj të thuhet se ministri i Sportit mund të vendosë të ndalojë kampionatin, por nuk është në kompetencën e tij. Është e rëndësishme të mbarojmë këtë kampionat. Lazio ishte shoqëria e parë absolute që ndaloi e një nga të paktat shoqëri që ka respektuar nga fillimi të gjithë urdhëresat.

Lazio rinis të mërkurën. Ne nuk jemi të shqetësuar. Është transmetuar kjo ide e një Lazio që bën presion për shkak të titullit, por ne nuk kemi fituar gjithçka në fushë sepse mungojnë 12 ndeshje e jemi një pikë pas Juventus, të flasësh për titullin është një fjalë e madhe. Kemi qenë agresivë sepse ndalimi i asaj që është industria e tretë e vendit do të sjellë dëme shumë të rëndësishme.

Mbyllja e kampionatit? FIFA dhe UEFA kanë shpjeguar mirë që turnetë duhet të mbarojnë, edhe brenda vitit kalendarik. Është e rëndësishme të mbarojmë këtë kampionat, edhe duke filluar në shtator, sepse do të ishte eksperiencë për të administruar ata pasardhës. Jemi të gatshëm të rifillojmë edhe në vjeshtë, duke ndjekur modelin e Botërorit në Katar”, deklaroi drejtori shqiptar.

SHKARKO APP