“Tare na lërë shtëpinë”, ironia therëse e tifozëve të Romës për drejtorin shqiptar të Lazios

Pas 31 vjetësh Roma do të luajë një finale europiane e do ta bëjë në Tiranë, për trofeun e parë të Conference League. Pasi verdhekuqtë e Mourinhos mposhtën 1-0 me një gol të Abraham Leicester, në gjysmëfinalen e kthimit të turneut, tashmë do të luajnë në Air Albania kundër Feyenoord.

Kaq ka mjaftuar që tifozët e Romës të bëjnë gjetjen brilante për të ironizuar kushërinjtë e Lazios, për faktin se ata janë në një finale europiane, pikërisht në ‘shtëpinë’ e drejtorit sportiv të bardhekaltërve.

“Tare na lër shtëpinë” ishte parulla e shfaqur në tribunat e Olimpicos, duke iu referuar faktit se Roma do të luajë në Tiranë dhe lacialët e Tares do e shohin nga TV.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?