Tare nis misionin në Londër, në tratativa të avancuara me Nkunku
Janë orë të nxehta merkatoje në shtëpinë kuqezi. Milani synon të mbyllë të paktën tre afrime para mbylljes së merkatos, dhe një nga emrat kryesorë është ai i Christopher Nkunku. Francezi, i cili shpërtheu te Leipzig në sezonin 2022/2023 me 23 gola në 36 ndeshje, ka dhënë miratimin për transferimin në Milano.
Me Chelsea-n, marrëveshja është gati të mbyllet për një shumë prej 40 milionë eurosh (37 milionë fikse dhe 3 në formë bonusesh), ndërsa drejtuesit kuqezinj po punojnë për të arritur akordin personal me lojtarin për një pagë që i afrohet 5 milionë eurove në sezon. Zyrtarizimi mund të vijë që brenda ditës së sotme.
Në të njëjtën kohë, drejtori sportiv Tare është aktiv edhe në shitjet: në fazë përfundimtare janë negociatat për largimin e Musah drejt Atalantës, Jimenez drejt Comos dhe Chukëueze drejt Fulhamit.
Për sa i përket repartit ofensiv, Massimiliano Allegri pret edhe një qendërsulmues. Profili i Dusan Vlahovic pëlqehet nga tekniku, por jo aq nga drejtuesit për shkak të kostos së lartë. Kështu, alternativa që mund të kënaqë të gjitha palët është Artem Dovbyk.
Sulmuesi ukrainas është në dalje nga Roma, me bisedimet për Villarreal-in që nuk kanë shkuar përpara. Tani Milani ka nisur kontaktet dhe po analizon mundësinë e një huazimi me pagesë, me shpresën që marrëveshja të mbyllet në orët e fundit të merkatos.
KOHA JONË SONDAZH

