Tare nuk e pret më Strakoshën, nis kontaktet me “gardianin” zviceran

Thomas Strakosha është rikthyer titullar në javët e fundit te Lazio në Seria A, por sërish nuk mjafton që gardiani kuqezi të bindet për të rinovuar kontratën e tij aktuale që i skadon në fund të këtij sezoni.

Në këto kushte ku as Reina nuk ofron garanci, Igli Tare po shqyrton tregun e transferimeve për të gjetur një zëvendësues të denjë. Sipas mediave italiane, Kepa i Chelsea mbetet dëshira e parë por së fundmi në skenë ka dalë edhe emri i Yann Sommer, 33-vjeçari që aktivizohet te Borussia Mönchengladbach.

Klubi nuk i ka vënë ultimatum gardianit shqiptar, tani është Strakosha që ka marrë kohë për të reflektuar për të ardhmen, pasi ka disa oferta të rëndësishme nga Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?