Tare nuk ndalet në merkato, synimi i radhës është Doue
Milani po vijon punën në merkato pas transferimit të Estupiñan, duke e kthyer vëmendjen tashmë te krahu i djathtë i mbrojtjes. Sipas asaj që raporton Sportitalia, drejtuesit kuqezinj kanë bërë një ofertë të re për Guéla Doué, mbrojtësin e talentuar të lindur në vitin 2002, që aktualisht është pjesë e Strasburgut.
Përveç Doué, drejtori sportiv Igli Tare ka marrë propozime edhe për dy alternativa të tjera: Zakaria El Ouahdi, që luan me Genk, dhe Jon Aramburu nga Real Sociedad.
Gjatë sezonit të fundit, Guéla Doué ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në Ligue 1 me fanellën e Lens, duke luajtur 34 ndeshje dhe duke akumuluar 2.896 minuta në fushë.
Ai gjithashtu regjistroi 2 paraqitje në Coupe de France (180 minuta). Statistikat personale përfshijnë një gol dhe dy asiste në kampionat, çka e bëjnë atë një profil interesant për të ardhmen e mbrojtjes së Milanit.
Mbetet të shihet nëse Strasburgu do të pranojë ofertën e fundit nga kuqezinjtë apo nëse ndonjë nga alternativat e propozuara do të fitojë më shumë terren.
KOHA JONË SONDAZH

