Tare nuk pret më Strakoshën, gjen zëvendësuesin për sezonin e ardhshëm
Igli Tare nuk ka ndërmend të pres më gjatë Thomas Strakoshën, oferta për rinovimin e kontratës mbetet në tavolinë, por në të njëjtën kohë, drejtori sportiv i Lazio-s vijon kontaktet për të gjetur një zëvendësues.
Sipas mediave italiane, Igli Tare është takuar së fundmi me përfaqësues të Sergio Rico, portieri spanjoll i cili aktivizohet te Maiorca. Për momentin ky i fundit ëhstë në formë huazimi nga PSG, por mund të transferohet për shifrën e 10 milionë eurove.
Strakosha ndërkohë duhet të gjejë një destinacion të ri teksa ofertat nuk është se kanë munguar edhe nga Premier League.
KOHA JONË SONDAZH

