Tare nxjerr në shitje Milinkovic-Savic, pritet një “betejë” mes Juves dhe Interit

Gjatë takimit që u zhvillua mbrëmë në darkën mes Sarri dhe presidentit Lotito në prani të drejtorit sportiv Tare, strategu dha miratimin për shitjen e Sergej Milinkoviç-Savic në merkaton e verës.

Një lamtumirë e dhimbshme, por e nevojshme për të ndërtuar një skuadër funksionale sipas ideve taktike të strategut toskan. Shitja e serbit do të sjellë shumë miliona në arkat e Lazios dhe për këtë arsye Sarri ka vendosur që ta lejojë këtë largim.

Gazeta Il Messaggero ka zbuluar lajmin, që mund të gëzojë Juventusin, që është një nga skuadrat që e kërkon prej kohësh, por nuk duhet lënë pas as Interi, pasi trajneri Inzaghi ka punuar me të te bardhekaltrit dhe i njeh mjaft mirë vlerat e tij. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?