Tare “pasuron” arkat e Milanit, shet anësorin nigerian për 25 mln euro

Igli Tare ka arritur marrëveshjen e radhës të bujshme në merkato. Sipas raportimeve të “Football Italia”, sulmuesi anësor nigerian, Samuel Chukwueze, do të largohet nga Milani për t’u transferuar në Premier League, te Fulham, për një shifër prej 25 milionë eurosh.

Chukwueze iu bashkua kuqezinjve në verën e vitit 2023 nga Villarreal, po ashtu për 25 milionë euro. Megjithatë, në Itali ai nuk arriti të përsërisë paraqitjet mbresëlënëse që kishte në La Liga.

Gjatë qëndrimit të tij në Milano, ai zhvilloi 69 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar vetëm 8 gola. Me ardhjen e trajnerit Massimiliano Allegri, Chukwueze nuk ishte më pjesë e planeve të klubit, dhe transferimi i tij te Fulham shihet si një lëvizje e mençur nga drejtori sportiv Igli Tare, duke rikuperuar plotësisht investimin e bërë një vit më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?