Tare përgatit dy blerje të tjera, Jashari dhe Vlahovic
Drejtori sportiv Igli Tare ka konfirmuar se Milani ka rritur ofertën për Ardon Jasharin, duke kaluar nga 32.5 në 33.5 milionë euro plus 5 milionë bonus. Tani, topi është në fushën e Club Brugge, i cili mbetet një kundërshtar i vështirë në negociata dhe deri tani ka shmangur çdo përgjigje zyrtare për këtë çështje.
Sipas burimeve nga Belgjika, klubi po përpiqet në mënyrë të zbehtë të gjejë alternativa në Premier League, por Jashari tashmë i ka dhënë fjalën Milanit dhe dëshiron vetëm transferimin te kuqezinjtë. Kjo e vë presion te Brugge, ndërsa në via Aldo Rossi po pritet një përgjigje brenda ditës. Milani ka nxitim: dëshiron ta mbyllë sa më shpejt marrëveshjen dhe ta vërë lojtarin në dispozicion të Massimiliano Allegrit.
Ndërkohë, pista që të çon te Dusan Vlahovic është shumë më e ndërlikuar. Milani kërkon një qendërsulmues, ndërsa Juventus dëshiron të heqë një pagë të rëndë, 12 milionë euro në sezon, që është e papërballueshme për klubin bardhezi në këtë fazë.
Pikëtakimi ekziston, por larg një marrëveshjeje: Milani e vlerëson kartonin e sulmuesit serb me pak më shumë se 10 milionë euro, dhe nuk është i gatshëm të ofrojë më shumë se 7 milionë euro në vit për pagën. Në këtë pikë, për të mbyllur operacionin, do të nevojitet një përpjekje nga të dyja palët, si nga Juventus ashtu dhe nga Vlahovic. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

