Tare piketon Bajramin për në verë, reagon presidenti i Empolit: Tjetër gjë nëse e kërkon Reali …

Merkato e janarit është e hapur, por që tani po mendohet edhe për goditjet në verë. Në listën e dëshirave të Igli Tares është edhe Nedim Bajrami. Mesfushori i Kombëtares sonë po zhvillon një sezon fantastik te Empoli këtë sezon, teksa ka shënuar plotë 7 gola, 5 në kampionat dhe 2 në Kupë.

Për të ndezur dhe më shumë diskutimet ka menduar presidenti i klubit toaskana, Fabrizio Corsi: “Nuk di çfarë të them, mua nuk më rezulton. Gazetarët i marrin vesh përpara ndesh lajmet. Për momentin nuk mendoj se ka diçka konkrete për Bajramin.

Vlera? Tjetër gjë është nëse e kërkon Real Madridi dhe ka një kosto ndryshe, nëse ma kërkon Sampdoria është ndryshe. Çmimi e bën merkaton, gjithmonë ka qenë kështu”, deklaroi Corsi lidhur me zërat për interesimin e Lazios. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?