Tare: Valon Berisha është një luftëtar i madh!

Valon Berisha është prezantuar te skuadra e Lazios. Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, këtë verë la Salzburgun e Austrisë për t’iu bashkuar italianëve të Lazios. Në prezantimin  e tij, Berisha është paraqitur së bashku me drejtorin sportiv të Lazios, Igli Taren.

Ish sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, ka thënë fjalë të mëdha për 25 vjeçarin, që pritet të ndihmojë shumë Lazion në arritjen e synimeve në sezonin e ri.

“Nuk e kam fshehur admirimin që kam për të, ai ka diçka që përfaqëson frymën e kësaj shoqërie (Lazio), është një luftëtar i madh, një person i madh brenda dhe jashtë fushës”, ka thënë Tare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe vetë futbollisti nuk e ka fshehur gëzimin për këtë transferim në Seria A.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam i lumtur që jam këtu. Lazio është një eksperiencë e re për mua, mezi po pres që të shfaq vlerat e mia. Po stërvitem për të qenë i gatshëm brenda javës. Transferimi në Seria A është një ëndërr për mua, në një klub si Lacio. Në dhomat e zhveshjeve ka një atmosferë shumë të mirë, dhe dua të mësoj nga shokët e ekipit”, ka deklaruar Valon Berisha.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?