Taremi dhe Asllani, dy lojtarët që po mbajnë “peng” lëvizjet në merkaton e Interit

Taremi dhe Asllani po mbajnë “peng” lëvizjet në merkaton e Interit

Mehdi Taremi dhe Kristjan Asllani janë tashmë të konsideruar si tepricë në skuadrën e Interit. Dy lojtarët nuk bëjnë më pjesë në planet e trajnerit dhe klubit, por situatat e tyre janë të ndryshme.

Kristjan Asllani

Për mesfushorin shqiptar kanë mbërritur disa oferta konkrete, mes të cilave më e rëndësishmja ishte ajo nga Real Betis për rreth 15 milionë euro. Megjithatë, Asllani i ka refuzuar të gjitha propozimet deri më tani, përfshirë edhe atë të Sassuolo-s, pasi dëshiron të qëndrojë në Itali dhe të luajë për një klub të nivelit të mesëm apo të lartë, që garon në kompeticionet evropiane. Pikërisht për këtë arsye, ai është në pritje të hapave konkretë nga Bologna dhe Fiorentina, që shfaqën interes muajin e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Interi synon të inkasojë para nga shitja e tij për të financuar operacione të tjera, si ajo për Leoni, por frika është se me kalimin e kohës mund të arrihet vetëm një huazim me të drejtë blerjeje, formulë që nuk e kënaq klubin zikaltër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mehdi Taremi

Situata e sulmuesit iranian është disi më e qetë. Taremi ka pranuar idenë e largimit dhe nuk do të bllokojë transferimin, me kushtin e vetëm që të vazhdojë të luajë në Evropë. Kjo ka sjellë refuzimin e ofertave nga Flamengo dhe Botafogo. Deri tani, interes konkret ka treguar vetëm Besiktas, ndërsa në Premier League ka pasur vetëm disa sondazhe paraprake.

Interi e vlerëson kartonin e tij mes 8 dhe 10 milionë euro, por ndryshe nga Asllani, klubi mund të pranojë edhe një huazim, për të ulur barrën e pagës së tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?