Taremi: Jam gati të shkoj në luftë për Iranin, vendi ka nevojë për mua!

Nuk ka qetësi për Mehdi Taremi. Që nga vera e kaluar, kur u detyrua të mungonte në Kupën e Botës për Klube me Interin për shkak se mbeti i bllokuar në Iran, situata politike dhe sociale në vendin e tij ka ndikuar ndjeshëm në karrierën e sulmuesit.

Ditët e fundit, tensionet janë përshkallëzuar pas nisjes së konfliktit mes SHBA, Israel dhe Iran. Sipas raportimeve të “Tuttosport”, ish-sulmuesi zikaltër i ka komunikuar klubit të Olympiacos dëshirën për t’u larguar nga Greqia dhe për t’u kthyer në atdhe.

“Vendi im ka nevojë për mua”, mësohet të ketë thënë Taremi në biseda private, duke lënë të kuptohet se është i gatshëm të angazhohet drejtpërdrejt në mbrojtje të vendit të tij. Një situatë që kujton vendimin e disa sportistëve ukrainas për t’u bashkuar me forcat e armatosura pas pushtimit rus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht nuk ka konfirmime zyrtare mbi një vendim të tillë, por zhvillimet në Iran kanë krijuar pasiguri të madhe, përfshirë edhe në komunitetin sportiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, në pikëpyetje mbetet edhe pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës 2026 që do të zhvillohet në Amerikën e Veriut, çka do të ndikonte drejtpërdrejt edhe në të ardhmen sportive të Taremit në arenën ndërkombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?