Taulant Balla denoncon racizmin ndaj futbollistëve të K.F. Bashkimi 1947 në Maqedoni
Deputeti i Taulant Balla ka reaguar në rrjetet sociale duke shprehur shqetësimin e tij për incidentet me përmbajtje nacionaliste dhe raciste ndaj futbollistëve dhe stafit të K.F. Bashkimi 1947, gjatë një ndeshjeje të kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Balla thekson se fyerjet dhe thirrjet kundër shqiptarëve ishin të rënda dhe kërkon që Federata e Futbollit e vendit fqinj të ndërmarrë masa të forta ndaj përgjegjësve.
Ai bën paralelizmin me solidarizimin që futbolli europian dhe botëror tregoi ndaj futbollistit të Vinicius Junior të Real Madrid, duke theksuar se e njëjta mbështetje duhet t’u shkojë lojtarëve dhe stafit të Bashkimit 1947.
“Do të ishte gabim i pafalshëm nëse në Maqedoninë e Veriut mbyllen sytë ndaj kësaj ngjarjeje,” shkruan Balla, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për mbrojtjen e lojtarëve dhe integritetin e sportit në rajon.
KOHA JONË SONDAZH

