Taulanti dhe Graniti, dy vëllezër shkojnë me fanella të ndryshme në Euro 2016

Vëllezërit Xhaka, njëri për Zvicrën, tjetri për Shqipërinë

Dy vëllezërit Taulant dhe Granit Xhaka do të marrin pjesë së bashku për herë të parë në finalet e një kampionati Europian, por do të luajnë kundër njëri-tjetrit në Euro 2016, që do të mbahet në Francë.

Granit Xhaka do të luajë për Zvicrën, kurse Taulanti për kombëtaren e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kombëtarja e Taulant Xhakes është kualifikuar për në Euro 2016 pas ndeshjes me Armeninë që ka përfunduar me rezultat bindës 3:0, duke hyrë në histori, pasi për herë të parë është pjesë e një gare evropiane të futbollit pas 85 vjet formimi të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zvicra e Garanit Xhakës ishte kualifikuar të premten me fitoren kundër San Marinos.

Taulant Xhaka ishte ndër lojtarët më luftarak të kombëtares Shqiptare, në kualifikueset e fundit dhe kjo për të heshur poshtë çdo aludim pas zgjedhjes që bëri Graniti, se familja e tij nuk ka gjak shqiptar.

Në kampin kuqezi mësohet se janë të shumta batutat e Lorik Canës që u drejtohet të tjerëve, “Kujdes me Taulantin se është gjaknxehtë.” Ai e tregoi këtë edhe në ndeshjen e fundit me Armeninë, kur kundërshtari në vend të ndalte lojën rrezikoi portën tonë pasi një futbollist kuqezi ishte dëmtuar më parë. Taulantin u ndal nga Cana, pasi u fut në konflikt me armenët gjatë lojës.

Ai luftoi si i çmendur në fushë për kualifikimin historik.         

Por edhe mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën, vëllai i tij, Granit Xhaka, me postimet në rrjetet sociale i ishte gëzuar edhe fitores së Shqipërisë kundër Armenisë.

UEFA, sakaq,  ka publikuar listën e kombëtareve që deri më tani kanë siguruar kualifikimin në Euro 2016.

Shqipëria është një nga skuadrat e kualifikuara për kampionatin evropian Franca 2016, pasi sot mposhti Armeninë me rezultat prej 0-3 në Yerevan.

Kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin në Euro 2016: Franca (organizatore e kampionatit), Shqipëria, Islanda, Republika Çeke, Belgjika, Uellsi, Spanja, Gjermania, Polonia, Anglia, Zvicra, Irlanda Veriore, Rumania, Austria, Italia dhe Portugalia.

Kurse direkt nga vendi i tretë është e mundur të kualifikohet Hungaria, si ekipi më i mirë nga vendet e treta të të gjitha grupeve.

Deri më tani play-offin e kanë siguruar: Irlanda dhe Danimarka, dhe gjashtë ekipe të tjera do të shtohen pas përfundimit të të gjitha ndeshjeve kualifikuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?