Tavez-Marota, dyshja sulmuese e Juves: Kualifikimi në Dortmund!

Tani shkojmë në Dortmund për kualifikimin që na kërkohet.” Carlitos Tevez e Alvaro Morata flasin me të njëjtën gjuhë. Dyshja e sulmit i ka dhënë skuadrës së Massimiliano Allegri më tepër garanci për fitore dhe e bën atë edhe më optimist për kualifikimin e mundshëm në çerekfinale të Champions League. Allegri duket se e ka gjetur “ilaçin” e sulmit, teksa dy sulmuesit po rezultojnë vendimtar në takimet më të rëndësishme të këtij sezoni, si në Seria A, ashtu edhe në Champions League. Carlos Tevez shënoi në pjesën e parë ndaj Dortmund dhe Marcos Reus barazoi shifrat për Dortmundin, por riktheu avantazhin në fundin e 45 minutave ta para Alvaro Marota. Rezultati 2-1 mbeti në fuqi deri në fund. Trajneri Allegri tha se Juve duhet të kishte fituar, me rastet që krijoi ne pjesën e dytë, të paktën 3-1, megjithatë me garancinë që jep dyshja sulmuese, ai dhe miliona tifozë bardhezi kanë nisur të ëndërrojnë se skuadra e tyre mund të shkojë larg në Champions. Trajnerit të Borussia Dortmund, Jurgen Klopp, nuk i mbetet gjë tjetër pas humbjes, veçse të shpresojë që të kthejë rezultatin në ndeshjen e kthimit, pasi faktori fushë i jep shpresë të ndryshohen shifrat 2-1 në favor të skuadrës gjermane, që në kampionat këtë vit po has vështirësi. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?