Tchouameni: Dua të lë gjurmë në historinë e futbollit si lojtar i Realit!
Aurelien Tchouameni është shfaqur mëse i lumtur në aventurën e re te Real Madridi. Mesfushori francez ka theksuar se dëshiron të lërë gjurmë në historinë e futbollit si lojtarë i madrilenëve.
“Kjo është një ëndërr që realizohet, kam firmosur me klubin më të mirë në botë. do të punojmë fort për të fituar akoma më shumë tituj, për të lartësuar akoma më shumë historinë e kësaj skuadre.
Është e vërtetë që kisha mundësinë që të zgjidhja, por sapo mora vesh që Reali ishte i interesuar për mua nuk hezitova asnjë sekondë. Dua të lë shenjë në historinë e futbollit dhe nuk ka skuadër më të mirë se Reali i Madridit për të arritur këtë objektiv”, tha Aurelien Tchouameni.
Klubi spanjoll pagoi 100 milionë euro në arkat e Monacos për të blerë kartonin e talentit francez.
KOHA JONË SONDAZH

