“Të dua vëlla i vogël”, Dani Alves mbron Neymar pas sherrit ndaj Marseille

Mbrëmë, sfida mes PSG-së dhe Marseille u “eklipsua” nga e gjithë ajo rrëmujë në minutat e fundit, ku u nxorrën plot 5 kartonë të kuq. Neymar goditi kundërshtarin Alvaro, pasi sipas tij, ky i fundit e kishte ofenduar me shprehje raciste.

Neymar u largua me të kuq, Alvaro jo, dhe nervat e yllit brazilian u pasqyruan edhe në rrjetet sociale. Dani Alves, miku i tij më i mirë, e ka mbrojtur Neymarin, duke shkruar:

“Si në sport edhe në jetë jemi për të frymëzuar njerëzit dhe nuk ka hapësirë për njerëzit me urrejtje dhe racizëm. Dashuria është forma e vetme e luftës kundër urrejtjes. Të dua vëlla i vogël”, shkroi Dani Alves.

SHKARKO APP