“Të ëndërrosh është falas”, Raiola flet për transferimin e Pogba te Juventusi

Mino Raiola është rikthyer që të flasë për futbollistët që ka nën menaxhimin e tij në një intervistë të dhënë për Rai. Mes tyre është edhe Paul Pogba, të cilit i përfundon kontrata me United në qershor.

“Rikthimi te Juvja? Të ëndërrosh është falas, kush nuk ëndërron është i vdekur. Unë ëndrrat nuk ia mohoj askujt, edhe unë bëj të njëjtën gjë. Të shohim nëse do të bëhet realitet.

Dhjetori është muaji për të ëndërruar, me Krishtlindjet dhe festat e tjera. Është ende shumë herë të shohim se çdo të ndodhë. Nuk e di por kur flietet për Pogba në Angli, zgjohen edhe të vdekurit. Më mirë të mos flasim më mirë, edhe sepse ndonjë ish-lojtar i Manchester United nëse nuk flasin për Pogba dhe mua, nuk flasin asnjëherë”, deklaroi Raiola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?