Të gjithë në këmbë dhe duartrokitje pafund, nuk mungon as flamuri shqiptar për Brojën (VIDEO)
Armando Broja shënoi sonte golin e parë për vitin 2022 me Southampton. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën në takimin ndaj Brentford, që fitoi 4-1. Goli i Brojës do të vinte në fillimin e fraksionit të dytë. Pas një pasimi fantastik nga zona e Southampton, sulmuesi shfrytëzoi shpejtësinë e tij mbresëlënëse duke kaluar edhe portierin kundërshtar.
Pas një pasimi të marrë nga Romeu, Broja me një sprint të fuqishëm la pas mbrojtjen kundërshtare dhe dërgoi topin në rrjetë dhe më pas festa me shqiponjë.
Disa minuta nga fundi trajneri Hasenhutl e zëvendësoi edhe pas një dëmtimi. I gjithë stadiumi i Southampton u ngrit për ta duartrokitur, teksa nuk mungoi edhe flamuri shqiptar dhe me shumë duartrokitje.
https://twitter.com/i/status/1481013837017096195
KOHA JONË SONDAZH

