Të gjithë pas Armando Brojës, sulmuesin e kombëtares shqiptare e synon edhe Real Madrid

Armando Broja ka spikatur me paraqitjet e tij sezonin e kaluar me fanellën e Sauthemptonit, teksa shumë skuadra janë të gatshme ta bëjnë për vete sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Së fundmi prestigjiozja iberike “AS”, ka hapur faqen e parë me objektivat e Realit të Madridit në merkato dhe mes tyre është dhe Armando Broja.

Një lajm i bujshëm që vjen nga Spanja ku sulmuesi 20-vjeçar është në “radarët” e një ndër klubet më të mëdha në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së bashku me të si objektiva të merkatos janë edhe Okafor, Ruter, Sesko, Burkardi, Simiç, Brobi dhe Kalajxhiç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas eksperiencës si i huazuar te Sauthemptoni, Broja është rikthyer te Çelsi dhe e ardhmja e tij është ende në dyshim të madh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?