Të gjithë të çmendur pas Asllanit, 20-vjeçarin shqiptar e kërkon edhe Guardiola

Kristian Asllani është një nga risitë e trajnerit Reja për miqësoret ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë. 20-vjeçar ka zhvilluar 15 ndeshje në Serie A me skuadrën e Empolit, duke u dalluar me paraqitjet e tij pozitive. Çmimi i kartonit po i rritet, teksa e njëjta gjë po ndodh edhe me klubet e interesuara për shërbimet e tij.

Milan dhe Interi e ndjekin prej kohësh, teksa kanë gati dhe propozime konkrete me 10 milionë euro në sezon. Mesfushori monitorohet edhe nga Juventusi që gjithashtu e sheh si lojtar me shumë prespektivë në mesfushën që ka çaluar në sezonet e fundit.

Së fundmi gazetari italian, Alfredo Pedulla raporton se Asllani ka përfunduar edhe në fokusin e Manchester City, që së shpejti do të dërgojë disa skautë për ta ndjekur në aksion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?