Të hënën Roma-Juventus: Dy anë ka medalja, rihapet ose mbyllet gara e Seria A

Ndeshjet e javës së 25-të në Seria A mund të mbyllin garën për titull, ose mund ta rihapin atë. Juventusi, kryesues i Seria A, do të përballet me Romën e vendit të dytë, të hënën në mbrëmje, në “Olimpico”. Bardhezinjtë kanë 9 pikë më tepër se Roma dhe synojnë të shmangin humbjen, për të marshuar të sigurtë drejt titullit të katërt radhazi kampion. Roma e sheh si shansin e fundit për të rihapur garën përballjen me Juven. Nga ana tjetër, Napoli i vendit të tretë mund të barazohet me Romën, nëse fiton të djelën në mbrëmje, në Torino. Dhe nëse bardhezinjtë fitojnë përballjen direkte me Romën, do të jenë pikërisht napolitanët ndjekës të mëtejshëm të kryesuesve në Seria A, por në këtë rast bardhezinjtë e Allegri do të presin thjesht të kurorëzohen me titullin kampion, pasi diferenca me rivalët do të jetë plot 12 pikë.  Ndeshjet e javës së 25-të në Seria A u hapën të shtunën me përballjen Kievo-Milan

Seria A

Java e 25-të

Swiss Digital Desktop Reklama

1 mars

Swiss Digital Mobile Reklama

12:30 Cagliari – Verona

15:00 Atalanta – Sampdoria

15:00 Cesena – Udinese

Genoa –Parma (shtyrë)

15:00 Palermo -Empoli

15:00 Sassuolo -Lazio

18:00 Inter – Fiorentina

20:45 Torino – Napoli

2 mars

20:45 Roma- Juventus

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?