”Të mos fillojë Botërori”, mesfushori i Argjentinës: Nuk më argëton, ka shumë….
Mesfushori i Argjentinës, Rodrigo De Paul, ka bërë një deklaratë surprizuese, por që ka shkaktuar diskutime në rrjete sociale. Duke folur për “Tyc Sports”, De Paul u shpreh se nuk dëshiron të fillojë Botërori, pasi ka shumë presion dhe nuk e argëton.
”Unë them gjithmonë se nuk dua që Kupa e Botës të fillojë, sepse e di që nuk do të argëtohem. Ka shumë presion, konkurrencë, nervozizëm dhe ankth, gjithçka është shumë e vështirë. Përpiqem ta shijoj të gjithë procesin, por ndonjëherë e kam të vështirë.
Jeton dhe punon i përqendruar dhe kritikat ndonjëherë mund të jenë edhe të dëmshme. Kështu që përpiqesh ta bësh punën tënde në mënyrën më të mirë të mundshme. Më pëlqejnë ndeshjet e para dhe java stërvitore, por kur të fillojë turneu do të jetë e vështirë për mua”.