Të shtëna armësh në fushë, plagoset trajneri në Argjentinë (VIDEO)
Një trajner futbolli është qëlluar në shpatull gjatë një ndeshje të kategorisë së tretë në Argjentinë ditën e diel. Lojtarët u larguan nga fusha duke vrapuar teksa tifozët e Huracan Las Heras luftuan me ato të Ferro de General Pico në Ligën Federale A.
Videot tregojnë të dyja skuadrat që vraponin për t’u mbrojtur, teksa të shtënat u dëgjuan nga stadiumi që ndodhet në provincën Mendoza. Trajneri i Ferro, Mauricio Romero u plagos në shpatull dhe më pas u mjekua në spital.
Ndeshja u pezullua në fundin e pjesës së dytë, me Huracan që ishte në avantazh 3-1.

KOHA JONË SONDAZH

