“Të vendosim himnin e Andorrës dhe t’u kërkojmë të falur algjerianëve”

Kombëtarja shqiptare këtë të diel do të sfidojë Francën në stadiumin e ri, “Arena Kombëtare”, në duelin e parë zyrtar. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ish-sulmuesi i Kombëtares, Roland Luçi, ka sjellë edhe njëherë në kujtim ngatërrimin e himnit të Shqipërisë në Francë, teksa nuk është i mendimit se ajo ishte thjesht një gafë.

Postimi i plotë i ish-sulmuesit

Çështje dinjiteti

Gafa me Himnin ne Paris nuk ishte gafe, se po te ishte gafe nuk do tu kërkohej falje armeneve, nuk do kërkonte ndjese presidenti francez te kryeministri shqiptar dhe nuk do kulmonte “gafa” me daljen si gjel po te këtij Macroni te jepte sihariqin e mosafrimit ne BE te shtetit qe nuk i gjendej as himni kombëtar ne arkivat parisienë.

Por ja qe paska rotacion, por për fat te keq jo reciprocitet, pavarësisht ngjashmërisë morfologjike.

Shqipëria ndërtoi një stadium modern kombëtar, i vetmi i tille ne bote qe ka atribute përfaqësuese kombëtare e shtetërore te sportit e kulturës qe promovon një kompani komerciale, por kjo është histori tjetër. E kishim te dinjiteti.

Nqs nuk ke guximin, takatin dhe dinjitetin e duhur qe te japësh ne vend te La Marseillaise himnin e Andorrës dhe tu kërkosh te falur algjerianeve për ngatërresën, pra ne vend qe gjelave tu tregosh kotecin, del ne pah kompleksi ynë historik i inferioritetit ndaj te huajve, del se ne paskemi detyrime te mëdha ndaj Francës, ju lëshon atyre llokmën kryesore te tribunës për gazetaret e shumte nga interesi i jashtëzakonshëm qe paska shkaktuar lajmi i inaugurimit te stadiumit Air Albania ne bote?!

E vërtete qe interesi dhe kurioziteti është i madh ne Shqipëri për stadiumin e ri dhe shumica do ta mbushin atë pikërisht nga ky kuriozitet me shume se te shohin francezet duke festuar.

A propos festa: Interesi i madh francez per te ardhur ne “inaugurim” eshte pikerisht festa e tyre, se pikerisht aty ata do te festojne kualifikimin per ne Europian dhe duan te marrin pjese ne festim, duan t`ja transmetojne vendit te tyre suksesin. Jane pikerisht ata, francezet, qe jane ne ethe me teper se ne per inaugurimin, per maksimalizimin e shkelqimit te fitores se tyre.

Dhe ketu dalim te reciprociteti dhe dinjiteti, te qeveria dhe federata jone: Kur s mund t jua kthesh me te njejten monedhe denigrimi e poshterimi, te pakten mos u krijo kushte luksi te festojne ne sofren tende te abandonuar, inauguroje stadiumin me nje ndeshje tjeter, ideale do te ishte nje miqesore me Kosoven, por dhe ndaj Andorres neser perseri stadiumi do te ishte plot dhe nuk do te duhej te kishe kujdes mos te ngaterrosh hymnet…

PS: Duke falenderuar Federaten per bileten VIP qe me kishte rezervuar, me mospjesmarrjen time ne festen e gjelave te Makronit, shpresoj qe ajo bilete te mos i jete dhene ndonje gazetari trengjyresh.

 

SHKARKO APP