Tebas: Haaland dhe Mbappe në La Liga? Po, për të luajtur golf …
Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, nuk e beson në afrimin e dy të futbollit botëror si Haaland dhe Mbappe në kampionatin spanjoll. Sipas tij as dy klubet e mëdha si Reali dhe Barcelona nuk i kanë mundësitë financiare ër një operacion të tillë.
“Haaland dhe Mbappé në Spanjë? Që të luajnë golf, po. Unë nuk e di se si mundet kjo, mbase duke bërë magji … Një ekip si Barça duhet të shesë shumë lojtarë, para se të blejë një yll. Katalanasit, së bashku me Real Madridin janë të vetmit klube te ne, që mund të përballojnë këto shifra. Unë i përjashtoj blerjet e tilla në verë.
Ato mund të realizohen vetëm në rast lamtumirash të jashtëzakonshme. Nuk mund të thuhet që Mbappa dhe Haaland do të vijnë në La Liga, as që Messi do të mbetet këtu. Kriza është globale. Messi? Neymar është larguar që këtu, ka shkuar në Francë, por nuk kam parë që Ligue 1 të futet në super elitën e Europës. Ronaldo ka shkuar në Serie A, e cila është gati të shpallë një raport mbi muajt e fundit, ku do të njoftojë humbje financiare prej 150 deri në 350 milionë euro”, deklaroi Tebas.