Tebas shuan shpresat e Barcelonës: Për momentin nuk mund të firmosin me Lewandowskin!

Robert Lewandowski me shumë mundësi do të largohet nga Bayerni këtë verë për të nisur një aventurë të re, ndoshta te Barcelona.

Së fundmi në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe kreu i La Liga-s, Javier Tebas, i cili tha për “Europa Press” se Barça nuk mund të firmosë me sulmuesin tani.

“Për momentin Barça nuk mund të firmosë me të por klubi “blaugrana” e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë”-deklaroi Tebas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesit e Bayernit nuk pranojnë që polaku të largohet nga klubi pa i përfunduar kontrata, e cila skadon në verën e 2023-shit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?