Ten Hag është trajneri më i ri i United, zyrtarizimi vjen javën e ardhshme
Erik ten Hag do të jetë trajneri më i ri i Manchester United. Marrëveshja totale me Djajtë e Kuq është arritur, teksa tashmë mungon vetëm zyrtarizimi sipas mediave angleze.
52-vjeçari, do të zëvendësojë Ralf Rangnick, i cili u emërua menaxher i përkohshëm në nëntor pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer. Trajneri i Paris St-Germain, ish i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, ka qenë për një kohë të gjatë kandidati tjetër kryesor.
Konfirmimi zyrtar i emërimit të Ten Hag në krye të “Djajve të Kuq” nuk pritet përpara finales së Kupës së Holandës mes Ajaxit dhe PSV Eindhovenit, që do të zhvillohet të dielën. Ajax kryeson Eredivisien me katër pikë më shumë se PSV-ja. “Harkëtarët” synojnë suksesin e tretë radhazi në kampionat nën drejtimin e Ten Hag.
KOHA JONË SONDAZH

