Ten Hag gati që të marrë drejtimin e United, por vendos dy kushte
Erik Ten Hag do të jetë trajneri i ri i United në sezonin e ri. Strategu holandez është shumë pranë marrëveshjes me Djajtë e Kuq, të cilët e shohin si njeriun e duhur për të rigjetur sukseset.
Ten Hag po bën maksimumin që t’i sqarojë klubit anglez të gjithë procesin e punës së tij. Strategu i Ajax i ka vendosur anglezëve dy kushte që duhet patjetër të plotësohen.
Së pari, Ten Hag kërkon një staf teknik i cili të shkojë në të njëjtën linjë me mentalitetin e tij, ndërsa e dyta kërkon që të ulë moshën mesatare të United.
Ten Hag është një nga trajnerët që më së shumti i beson të rinjve dhe për të nisur një cikël në Manchester, kërkon t’i japë shansin elementëve të rinj, duke larguar lojtarët në moshë të madhe, teksa në këtë rast do të sakrifikoheshin Ronaldo, Cavani dhe Matic.
KOHA JONË SONDAZH

