Ten Hag mbron Onanën: I dyti më i mirë pas Kaminskit sipas statistikave!
Në prag të ndeshjes në “Saint James Park” kundër Neëcastle , trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, foli (dhe mbrojti) edhe një herë ish- portierin e Interit , Andre Onana , pas dy gabimeve të bëra në ndeshjen e Champions League kundër Galatasaray.
“Nëse analizojmë me kujdes performancën e tij, kuptojmë se ai është portieri i dytë më i mirë në Premier League bazuar në statistika. Kur bëhet fjalë për ‘golat e shmangur’ vetëm Thomas Kaminski i Lutonit deri më tani është më i mirë se ai”, tha strategu holandez.
Megjithatë, sipas statistikave të OPTA , që nga sezoni 2018-2019 Onana ka qenë portieri, gabimet e e të cilit kanë sjell numrin më të madh të golave në favor të kundërshtarëve. 7 gabime në 44 ndeshje, shumë më tepër se Manuel Neuer (3 në 41 ndeshje) dhe Geronimo Rulli (3 në 12 ndeshje). /R.Lika-Koha Jonë/
𝐈𝐬 𝐎𝐧𝐚𝐧𝐚 𝐖𝐨𝐫𝐭𝐡 𝐭𝐡𝐞 𝐑𝐢𝐬𝐤? 🔴
Culpable again away to Galatasaray on Wednesday, André Onana's start to life at Man Utd has been erratic.
Great with the ball at his feet but error prone when facing shots…https://t.co/mSCxBkS5gQ#MUFC
— Opta Analyst (@OptaAnalyst) December 1, 2023