Ten Hag piketon Harry Kane për në verë, por është operacion kompleks
Erik ten Hag e ka vendosur në qendër të objektivave të merkatos por Harry Kane e ka refuzuar tashmë ofertën e mundshme të Manchester United që planifikonte të shkëpuste sulmuesin nga Tottenham këtë verë.
Lajmin e bën të ditur tabloidi “Mirror” që thekson se trajneri holandez nuk dëshiron të vazhdojë punën me Cristiano Ronaldon dhe këtë ua ka bërë të ditur drejtuesve aktualë të klubit anglez. Ten Hag synon gjithashtu edhe lojtarin e krahut të Tottenham, Steven Bergëijn.
Interes për Kane kanë shfaqur gjithashtu edhe Barcelona e Bayern Munchen. Gjermanët janë vënë në lëvizje prej kohësh pas zërave për një largim të mundshëm të Leëandoëskit por hipoteza që Kane duket e vështirë.
KOHA JONË SONDAZH

