Tenisi ka një mbret të ri, rrëzohet Djokovic

Carlos Alcaraz ka arritur të triumfojë në finale e madhe të Wimbledon-it në tenis duke mposhtur me përmbysje serbin Novak Djokovic. Talenti 20-vjeçar spanjoll bëri mrekullinë, duke realizuar përmbysjen e madhe.

Ai gjeti qetësinë e nevojshme dhe e kombinoi atë me shpejtësi dje klasin që zotëron, për të dhuruar një finale të jashtëzakonshme. Në anën tjetër, Novak Djokovic, ishte tejet nervoz në këtë finale. Ai debatoi me gjyqtarin, madje në një moment shkatërroi edhe raketën.

Spanjolli e fitoi setin e dytë me rezultatin e ngushtë 7-6, ndërsa loja kaloi totalisht në favorin e tij kur mori lehtësisht 6-1 setin e tretë. Tenisti serb, i cili është numri dy i botës, fitoi setin e katërt 3-6, ndërsa në fund, Carlos Alcaraz e vulosi triumfin në këtë finale duke fituar setin e pestë 6-4.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për numrin një të botës ky ishte triumfi i parë në Wimbledon dhe me paraqitjen e treguar në këtë finale, mund të themi me siguri se tashmë tenisi ka një mbret të ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?