Tenisti australian me zemër të madhe: Mos flini me barkun bosh, më shkruani mua!

Tenisti australian Nick Kyrgios ka vendosur që të jetë pranë familjeve që gjenden në vështirësi ekonomike dhe rrezikojnë që të mos blejnë dot ushqime apo shërbime për të jetuar.

“Nëse dikush nuk punon apo nuk ka para dhe ka mbetur pa ushqime, të më shkruajë dhe të mos flejë me barkun bosh! Mos kini frikë ose turp, më dërgoni një mesazh në privat.

Do të më lumturonte që të ndaja me ju atë që kam apo kam fituar. Nuk ka rëndësi nëse është pak, pra një kuti, bukë apo qumësht. Rëndësi ka që ta lë në shtëpinë tuaj dhe të largohem”, shkruan tenisti i njohur australian në një postim në rrjetet sociale. /R.Lika-Koha Jone/

Image

SHKARKO APP