Tension te Chelsea, plas sherri mes lojtarëve

Ajo humbje shokuese me West Bromwich ka lënë pasoja te “blutë e londrës” të cilët tani janë nën tension për garën drejt një vendi në Champions League dhe kjo e tregon edhe fryma jo fort pozitive mes lojtarëve. Në fakt Pashkët nuk kaluan edhe aq qetë pasi Rudiger dhe Kepa u përplasën fizikisht aq sa grupi i skuadrës ndërhynë për t’i ndarë mbrojtësin dhe portierin spanjoll

Siç mësohet, gjithçk ka ardhur nga një ndërhyrje e fortë e lojtarit gjerman ndaj Kepas i cili më pas nuk ka duruar dhe nga fjalët kanë nisur të përplasen fizikisht. Menjëherë trajneri Tuchel ka ndërhyrë me të tjerët për t’i ndarë teksa e ka dërguar Rudiger përpara kohe në dhomat e zhveshjes pas skenave në fushën stërvitore.

Nuk përjashtohet që klubi të gjobisë të dy lojtarët ku më i rrezikuar është Rudiger i cili nuk po kalon moment të mirë edhe tani me ndryshimet në stol kur kujtojmë që me Lampard në drejtim të Chelseat, ai ishte pothuajse i larguar dhe ishte nxjerr në shitje.

SHKARKO APP